TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2026, 10:26

Bosnja në festë pas triumfit historik, Sarajeva pushtohet nga mijëra tifozë

Shkruar nga Pamfleti
Bosnja në festë pas triumfit historik, Sarajeva pushtohet nga
Festa në Bosnje

Kerim Alajbegoviç udhëhoqi rrugën drejt lavdisë, ndërsa festimet përfshinë Sarajevën, Bugojnon dhe Mostarin...

Në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, shpërtheu një atmosferë e jashtëzakonshme festimesh. Rruga kryesore e qytetit u mbush me mijëra tifozë, të cilët dolën për të festuar suksesin e madh të kombëtares.

Bosnja në festë pas triumfit historik, Sarajeva pushtohet nga

Flamujt valëviteshin kudo, ndërsa pishtarët, fishekzjarrët dhe thirrjet e tifozëve krijuan një atmosferë elektrizuese. Rrugët u mbushën me fanellat e ekipit kombëtar, duke e kthyer qendrën e Sarajevës në zemrën e festës.

Bosnja në festë pas triumfit historik, Sarajeva pushtohet nga

Rrugën drejt lavdisë e hapi talenti i madh Kerim Alajbegoviç. Festime pati edhe në Bugojno, vendlindjen e familjes së tij, edhe pse ai vetë ka lindur në Gjermani. Banorët dolën në rrugë për të ndarë gëzimin e suksesit të futbollistit me origjinë nga qyteti i tyre.

Bosnja në festë pas triumfit historik, Sarajeva pushtohet nga

As Mostari, qyteti i trajnerit të kombëtares, nuk fjeti atë natë. Qyteti u përfshi nga festimet që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa tifozët kremtuan një nga sukseset më të mëdha në historinë e futbollit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Bosnja në festë pas triumfit historik, Sarajeva pushtohet nga

 

 

 

bosnje festime kupa e botes

Lini një Përgjigje