TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Qershor 2026, 15:01

“Edi Ramën e rrëzon vetëm egoja e vet”, Bled Mane: Gratë e PS në garë për dashurinë e kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti
“Edi Ramën e rrëzon vetëm egoja e vet”, Bled Mane:
“Edi Ramën e rrëzon vetëm egoja e vet”, Bled Mane: Gratë e PS në garë për dashurinë e kryeministrit

Bledi Mane ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur për zhvillimet politike në vend, protestat dhe dinamikat brenda Partisë Socialiste.

Duke komentuar mbi mundësinë e një ndryshimi politik përmes protestave, Mane u shpreh se rrëzimi i kryeministrit varet vetëm nga faktorë të brendshëm.

“Edi Ramën e rrëzon vetëm vetja e vet, egoja e vet,” tha ai, duke nënvizuar se sipas tij ndryshimi nuk vjen nga presioni i jashtëm politik.

Në vijim të bisedës, gazetari komentoi edhe figurat brenda mazhorancës, duke theksuar se disa prej tyre janë, sipas tij, produkte politike të kryeministrit.

“Kam pasur simpati për të dyja vajzat (i referohet Neomalsores dhe Spiropalit), por të mos harrojmë që janë produkt personal i Edi Ramës,” u shpreh Mane.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te dinamika e brendshme në Partinë Socialiste, duke e përshkruar si një “garë ndikimi” mes figurave femërore të kabinetit.

“Sinqerisht, brenda PS-së është një garë se cilën nga gratë e do më shumë kryeministri në kuptimin politik,” tha ai.

I pyetur më tej se kush gëzon aktualisht më shumë vëmendje politike, Mane përmendi disa prej figurave kryesore të qeverisë.

Sipas tij, Elisa Spiropali ka kaluar një moment zhgënjimi politik, ndërsa për Belinda Ballukun dhe Mirela Kumbaron theksoi se mbeten figura me ndikim të qëndrueshëm brenda mazhorancës.

 

edi rama bled mane grate e ps

Lini një Përgjigje