Dua Lipa është bërë sërish kryefjalë në rrjetet sociale, këtë herë pas një postimi viral që pretendon se këngëtarja shqiptare është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin britanik Callum Turner.
Pretendimi nisi në platformën X, ku u publikua një postim i shoqëruar me një imazh të një ekografie dhe një citim që i atribuohej artistes: "Tani po ha për dy". Brenda pak orësh, postimi u shpërnda masivisht dhe grumbulloi miliona shikime, duke nxitur komente dhe urime nga fansa të shumtë.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që mbështet këto pretendime. As Dua Lipa dhe as Callum Turner nuk kanë reaguar publikisht apo kanë bërë ndonjë deklaratë për një shtatzëni të mundshme.
Për rrjedhojë, informacioni mbetet në nivel spekulimesh që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe nuk është konfirmuar nga burime zyrtare. Fansat e çiftit vijojnë të presin një reagim nga vetë artistja ose partneri i saj.
Lini një Përgjigje