TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Qershor 2026, 14:27

Poezitë e gabuara të Moza Ahmetit, flet për herë të parë aktorja Raimonda Bulku

Shkruar nga Pamfleti
Poezitë e gabuara të Moza Ahmetit, flet për herë të
Poezitë e gabuara të Moza Ahmetit, flet për herë të parë aktorja Raimonda Bulku

Ngjarja e ndodhur gjatë finales së “Ferma VIP”, ku poetja Mimoza Ahmeti ndërpreu një surprizë të përgatitur për të, ka vijuar të ngjallë reagime edhe pas përfundimit të spektaklit.

Në atë moment, gjatë interpretimit të disa poezive të cilësuara si të sajat, Ahmeti ndërhyri duke deklaruar se tekstet nuk ishin origjinale, por të marra nga interneti dhe të paraqitura me emrin e saj.

Pas kësaj situate, aktorja e njohur Raimonda Bulku ka rrëfyer se ajo dhe kolegët e saj janë ndjerë të vënë në siklet nga ajo që ndodhi në skenë.

Në një intervistë për emisionin “N’qyter me Maksin”, Bulku tha se gjithçka u zhvillua në një kontekst profesional dhe me respekt ndaj projektit, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre ishte e mirëorganizuar dhe me besim te produksioni.

“Padyshim që unë u shqetësova shumë dhe kolegët e mi po ashtu, sepse për të gjithë ishte një gjë e shëmtuar që nuk na takonte neve. Nuk na takonte as të na ndodhte as ta mbanim fare, sepse shkuam me shumë respekt,” u shpreh ajo.

Aktorja shtoi se në kushte normale bashkëpunimi, poezitë mund të ishin përzgjedhur lehtësisht edhe nga veprat origjinale të autores, duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë dyshim mbi materialet e ofruara nga produksioni.

“Po t’na kishin thënë ‘gjeni poezi vetë’, unë mund të kisha marrë librat e Mozës dhe të zgjidhja një poezi brenda minutazhit. Do të ishte shumë e thjeshtë,” tha Bulku.

Megjithatë, ajo theksoi se mungesa e komunikimit të qartë dhe mënyra se si u trajtua situata krijuan një moment të vështirë për të gjithë të përfshirët.

Në reagimin e saj, Bulku la të kuptohej se sjellja e Ahmetit në atë moment ishte e papritur dhe e rëndë për artistët e pranishëm, duke nënvizuar se situata krijoi një ndjesi fyerjeje dhe sikleti për disa prej emrave të njohur të skenës shqiptare që ishin pjesë e surprizës.

Ngjarja ka hapur diskutime në rrjetet sociale lidhur me mënyrën e organizimit të finales dhe komunikimin mes produksionit dhe artistëve të ftuar.

raimonda bulku mimoza ahmeti incidenti

Lini një Përgjigje