TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 19:17

"Me këtë pension qesharak nuk jetohet", qytetari nga protesta e 26-të: Rama ka shkatërruar vendin!

Shkruar nga Pamfleti

"Me këtë pension qesharak nuk jetohet", qytetari nga

Në protestën e 26-të të organizuar për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, një pensionist shprehu pakënaqësinë e tij për situatën ekonomike dhe qeverisjen.

Në një prononcim për "News 24", ai tha se kishte dalë në protestë për shkak të vështirësive me të cilat përballen qytetarët.

"Po protestojmë kundër një anti-shqiptari që vetëm ka vjedhur. Nuk ka lënë fëmijë e të moshuar pa i ofenduar. Te '5 Maji' janë tërhequr plakat zvarrë, në Rrjoll po ashtu. Ky vetëm e ka shkatërruar këtë vend", u shpreh pensionisti.

Qytetari u ndal edhe te niveli i pensioneve, duke thënë se të ardhurat e të moshuarve nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet e përditshme.

"Me një pension qesharak, a mund t'i dalin 100 mijë lekë këtij? Zoti ia shoftë racën", deklaroi ai.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" dhe kërkojnë prej 26 ditësh dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë. Në tubim u dëgjuan edhe reagime të tjera kritike ndaj situatës ekonomike dhe politike në vend.

proteste doreheqje rama

Lini një Përgjigje