TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 19:33

Me thirrje të forta kundër Ramës, nis marshimi i 26-të drejt Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti

Me thirrje të forta kundër Ramës, nis marshimi i 26-të drejt

Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 26-të të protestës në Tiranë.

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 26-të të protestës kundër kastës politike.

Ashtu si çdo pasdite, qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshi Skënderbej, për t'u nisur më pas në marshim drejt godinës qeveritare. Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë gjithë itinerarit kanë artikuluar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Mes sloganeve të dëgjuara gjatë marshimit ishin: "Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar", si edhe "Ju erdhi fundi, poshtë diktatura", të brohoritura vazhdimisht nga pjesëmarrësit teksa lëviznin drejt Kryeministrisë.

Po ashtu gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, ata kanë brohoritur vazhdimisht thirrjen "Edi Rama, o legen, prite popullin se po vjen".

Po ashtu, protestuesit kanë ironizuar deklaratat e qeverisë për integrimin europian me pankartën: “Nuk shkohet në Europë me hajdutë!”

Me thirrje të forta kundër Ramës, nis marshimi i 26-të drejt

Një tjetër mesazh i drejtohej drejtpërdrejt kryeministrit Rama: “O Rame, në Europë nuk shkohet duke u sjellë si Putin, Xi dhe Erdogani” dhe “Na keni thënë: ‘S’ka alternativë’. Ne po ju themi: ‘S’ka durim më!’”

Me thirrje të forta kundër Ramës, nis marshimi i 26-të drejt

Ndërsa një tjetër mesazh ironizonte foton e re të kryeministrit në rrjetet sociale: “Ne flasim për hallet, Rama poston flamingo. Realiteti nuk fshihet me kartolina.”

Protesta po monitorohet nga forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat janë vendosur përgjatë itinerarit për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe për të menaxhuar qarkullimin rrugor.

Kjo është dita e 26-të radhazi e protestës, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e tubimeve deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke i cilësuar ato si një lëvizje qytetare kundër vendimeve të qeverisë.

Për ditën e shtunë është paralajmëruar një protestë akoma edhe më e madhe. Po ashtu edhe me 4 korrik, ku pritet të vijë diaspora.

 

protesta marshu

Lini një Përgjigje