TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 20:25

“Tokat afër meje do i blejë rusi”, Gerta Loku përlotet në protestë: Lash Europën për të rritur fëmijët me gjyshërit!

Shkruar nga Pamfleti
“Tokat afër meje do i blejë rusi”, Gerta Loku
Gerta Loku

Protesta e 27-të përpara Kryeministrisë është shoqëruar edhe me momente emocionesh, teksa aktivistja Gerta Loka nga Mirdita mbajti një fjalim të ndjerë, duke u bërë thirrje qytetarëve të vijojnë protestën deri në arritjen e objektivave të tyre.

E përlotur, ajo tregoi se kishte lënë jetën në Europë për t'u kthyer në Shqipëri, me dëshirën që fëmijët e saj të rriteshin pranë gjyshërve. Megjithatë, sipas saj, realiteti që gjeti në vend ishte zhgënjyes.

"Sot e mora vesh se dy arat ngjitur me stallën mund të vijë një rus apo një iranian t'i blejë, sepse unë nuk i blej dot. Kush nuk ka qenë një herë në spital dhe nuk është kthyer i poshtëruar? Kush nuk ka qenë në doganë dhe nuk është neglizhuar, apo nuk i është nënshtruar administratës? Bashkitë drejtohen nga militantë. Injorantët po e udhëheqin Shqipërinë", u shpreh ajo.

Në fund të fjalës së saj, protestuesja u bëri apel qytetarëve të mos heqin dorë nga protestat.

"Unë dua të mos dorëzohemi! Jemi këtu kundër të gjithë atyre që janë ulur në ato karrige, kundër një sistemi që na dëboi zemrat, për ato nëna që puthin telefonin sepse nuk i kanë fëmijët këtu. Ku jeton, mor zoti Kryeministër? Çohuni, shqiptarë!", deklaroi ajo.



gerta loku protestat

Lini një Përgjigje