TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 18:35

Protestat shkaktojnë debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ristani përjashton anëtaren e ‘Lëvizjes Bashkë’!

Shkruar nga Pamfleti
Protestat shkaktojnë debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Anëtarja e Lëvizjes "Bashkë", Mirela Ruko është përplasur me Anuela Ristani, teksa ka akuzuar drejtuesit e bashkisë se po shmangnin debatin për protestën. Pas ndërprerjes së mbledhjes dhe disa paralajmërimeve, Ruko u përjashtua nga salla.

Protestat masive, të cilat prej tre javësh po zhvillohen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", janë bërë objekt debatesh edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që çështja të përfshihej në rendin e ditës. Anëtarja e Lëvizjes "Bashkë", Mirela Ruko, i kërkoi kryebashkiakes në detyrë, Anuela Ristani, të diskutohej mbi shqetësimet e protestuesve dhe kritikoi mënyrën se si, sipas saj, po administrohet qyteti.

Gjatë fjalës së saj, Ruko akuzoi drejtuesit e bashkisë se po shmangnin debatin për një çështje që prek qytetarët, ndërsa pati edhe replika me anëtarë të tjerë të këshillit.

“Do doja që pjesë e rendit të ditës sot të jenë dhe protesta, të diskutojmë cilat janë shqetësimet e tyre… ka lidhje me ju njerëz që nuk e di nëse jetoni në këtë qytet, që është kthyer në shtëpinë e kukullave të arkitektëve që na kanë shkatërruar komplet mënyrën si jetojmë. Nëse nuk e ke dijeni pse dalin njerëzit në protestë më lejo të të informoj. Pse keni frikë të diskutoni për çështje të cilat shqetësojnë banorët e Tiranës. Zoti Muharremi kur diskutohen çështje të rëndësishme ju shkoni në tualet…”, u shpreh ajo.

Përplasja solli ndërprerjen për disa minuta të mbledhjes. Pas disa paralajmërimeve nga drejtuesja e seancës për respektimin e rendit të punimeve, Mirela Ruko u përjashtua nga salla.

Pas largimit të saj, mbledhja e Këshillit Bashkiak vijoi normalisht me shqyrtimin e rendit të ditës, ndërsa në përfundim u miratuan të gjitha projektvendimet e parashikuara.

këshillit bashkiak të tiranës. mbledhja

Lini një Përgjigje