TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2026, 19:14

Video/ Pamjet që emocionuan rrjetin, i moshuari nuk lëshon partneren gjatë tërmetit në Venezuelë!

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Pamjet që emocionuan rrjetin, i moshuari nuk lëshon partneren
I moshuari nuk i lëshon dorën partneres së tij

Një video e regjistruar gjatë tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën është bërë virale në rrjetet sociale, duke prekur mijëra njerëz në mbarë botën.

Në pamje shihet një burrë i moshuar, i cili gjatë lëkundjeve të forta të tërmetit nuk ia lëshon dorën partneres së tij, duke qëndruar pranë saj gjatë gjithë kohës. Gruaja, e cila duket se ka vështirësi në lëvizje, mbështetet tek ai ndërsa të dy përjetojnë momentet e frikës brenda banesës së tyre.

Pavarësisht panikut të shkaktuar nga tërmeti, i moshuari përpiqet ta qetësojë dhe ta mbrojë partneren, një skenë që ka emocionuar përdoruesit e rrjeteve sociale dhe është shpërndarë me mijëra herë.

Shumë komentues e kanë cilësuar videon si një simbol të dashurisë, besnikërisë dhe përkushtimit, duke vlerësuar mënyrën se si çifti përballoi së bashku një nga momentet më të vështira të jetës së tyre.

Venezuela u godit nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilat shkaktuan dhjetëra viktima dhe dëme të mëdha materiale, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura.

 

termeti shkaterrues

Lini një Përgjigje