
Ish-sulmuesi i Kombëtares Altin Rraklli, ka folur për gjendjen e mesfushorit të Shqipërisë Kristjan Asllani në “Euronews Albania”.
Pas largimit nga Interi dhe huazimit te Torino, elbasanasi do të ndryshojë sërish ekip, teksa drejtuesit e “Demave” janë të pakënaqur me formën e shqiptarit. Rraklli ia ka hedhur fajin klubit torinez, ndërsa i ka dhënë edhe një sugjerim Asllanit:
“Më duket pak e çuditshme. Kur një skuadër vendos të ndërpres huazimin në një kohë të shkurtër, më duket e palogjikshme. Pra, Torino e dinte mënyrën e lojës dhe kualitetin e Kristjan Asllanit.
Nuk funksionon në futboll që të blesh një lojtar tafti-bafti. Ai është parë në pak ndeshje, nuk luajti një sezon të plotë te Torino.
Unë do t’i sugjerojë vetëm diçka Asllanit. Ta mendojë mirë hapin e radhës. Të zgjedh klubin e ri dhe të bëjë kontratë afatgjatë. Aty të orientohet dhe të marr formën e vet më të mirë”.
Lini një Përgjigje