Anglia nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola përballë Ganës në ndeshjen e dytë të Grupit L.
Sfida nisi me ritëm të ulët, me “Tre Luanët” që provuan të çanin mbrojtjen afrikane, por “Yjet e Zinjtë” nuk çaheshin lehtë.
Ekipi i Tuchel pati disa raste më të pastra në pjesën e dytë, por Gordon dhe Kane nuk arritën dot të gjenin rrjetën.
Me këtë barazim, të dyja skuadrat i afrohen kualifikimit, ndërsa Anglia do të tentojë të sigurojë vendin e parë kundër Panamasë.
Lini një Përgjigje