TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2026, 20:35

Martini nuk shpëton me një të kuq, Disiplina nuk fal as tifozët; trajneri i Superiores paguan gjobën dhe i hiqet pezullimi

Shkruar nga Pamfleti

Martini nuk shpëton me një të kuq, Disiplina nuk fal as

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk fal Elbasanin. Klubi verdheblu është sanksionuar sërish këtë radhë me një gjobë prej 100 mijë lekësh për sjellje të gabuar të tifozëve.

Po ashtu u dënuan edhe zyrtarët e klubit Armand Mehmetaj dhe Orgest Gava respektivisht me 4 dhe 2 ndeshje pezullim për sjellje jo sportive. Po ashtu u sanksionua edhe trajneri i Vllaznisë Edi Martini me 2 ndeshje pezullim për sjellje josportive dhe gjeste fyese.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.01.2026

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i AF Elbasani, Armand Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i AF Elbasani, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste fyese gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të nenit 13/2/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Albamer, Sunday League, Shyqyri Myrtollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Rei & CO, 5X5, Englant Xhaferri, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Rei & CO, 5X5, Deni Berisha, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FC United, 5X5, Ruken Hoxha, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FC United, 5X5, Ledion Seiti, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FC United, 5X5, Rigel Krasta, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

AF Kamza U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport C U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Dyrrah City U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos respektuar rreguloren e aktivitetit për regjistrimin e lojtarëve, zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana Young Stars U-17, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vora, Arjan Bellaj, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Enkelajdo Kamberaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

elbasani komisioni i disiplinës edi martini trajneri i vllaznisë

Lini një Përgjigje