TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2026, 16:58

I duhuri për të përforcuar sulmin, talenti kuqezi që s’përfillet nga Silvinjo piketohet nga gjigantët e Turqisë

Shkruar nga Pamfleti

I duhuri për të përforcuar sulmin, talenti kuqezi që

Arda Kurtulan me shumë mundësi do të largohet nga Goztepe këtë merkato dimërore. Sipas gazetarit turk, Burhan Can Terzi, 23-vjeçari ka nisur të “piketohet” nga klubi i Gallatasarajit.

Këta të fundit e shohin anësorin shqiptar, si të duhurin për të përforcuar ekipin. Kujtojmë se Kurtulan po kalon superformë me Goztepe në Superligën turke, ndërsa në të shkuarën ka luajtur me Shqipërinë U-21.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve pozitive, 23-vjeçari ende s’ka bindur Silvinjon për ta marrë në Kombëtaren A. Ndërkohë që tashmë, pritet të shihet si do të shkojë telenovela e tij me Gallatasarajin.

Përsa i përket karrierës së Kurtulan, ai e ka nisur pikërisht në Turqi me të rinjtë e Erokspor, për të kaluar më pas te Fenerbahçe. Më tej, ai ka luajtur me Adana Demirspor, Karaçabej dhe Dijarbekir Spor.

arda kurtulan sulmuesi shqiptar gallatasaraji

Lini një Përgjigje