TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2026, 16:37

Gazetari anglez vlerëson rolin e Xhakës në fushë dhe dhomën e zhveshjes: Transferimi më i madh që nga koha e Kevin Kigan

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari anglez vlerëson rolin e Xhakës në fushë dhe

Kapiteni i Sandërlendit, Granit Xhaka, po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm me fanelën e ekipit anglez, teksa ndikimi i tij brenda skuadrës ka tërhequr vëmendjen e ish-lojtarëve dhe analistëve sportivë në Angli.

Mesfushori shqiptar ka qenë titullar në 22 ndeshjet e Premier Ligës këtë sezon, duke regjistruar pesë asiste dhe duke ofruar kontroll, autoritet dhe vazhdimësi në lojë. Kontributi i tij ka qenë vendimtar në ecurinë pozitive të Sandërlendit, që aktualisht renditet në vendin e nëntë me 33 pikë, vetëm katër pikë larg zonës “Top 4”.

Duke folur për “BBC Radio Newcastle“, gazetari Ian Murtag ka vlerësuar lart rolin e Xhakës, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes, duke e krahasuar atë me një nga transferimet më ikonike në historinë e futbollit në veri-lindje të Anglisë.

Ai është afrimi më me ndikim në Veri-Lindje që nga Kevin Kigan te Njukasëlli në vitin 1982,” u shpreh Murtag. “Nuk po them domosdoshmërisht më i miri, por për sa i përket ndikimit, rritjes së standardeve dhe komunikimit me shokët e skuadrës, shoh shumë ngjashmëri mes tyre, edhe pse i ndajnë 40 vite.”

Vlerësime të tilla konfirmojnë rëndësinë e Granit Xhakës në projektin e Sandërlendit, duke e shndërruar atë jo vetëm në një lider teknik, por edhe në një figurë kyçe për ambiciet e klubit në elitën e futbollit anglez.

garnit xhaka kapiteni i sandërlendit ian murtag gazetari anglez

Lini një Përgjigje