TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2024, 19:08

“Vëllezër malazezë ndalojeni këtë turp”/ Sportistja e Kosovës shpallet kampione e Ballkanit, flamuri Dardan "çmend" serbët

Shkruar nga Pamfleti

“Vëllezër malazezë ndalojeni këtë turp”/

Fundjavën që lamë pas u zhvillua Kampionati Ballkanik i Karatesë në Malin e Zi. Garuesja e Kosovës, Alma Loki arriti të shkëlqente duke fituar një medalje ari dhe la pas serben, Neda Milosheviç dhe turken, Menekshe Vardar.

Në ceremoninë tradicionale të ndarjes së medaljeve, flamuri i Kosovës u ngrit mbi të tjerët si zakonisht duke simbolizuar fitimtarin. Kjo ka sjellë ‘tërbimin’ e mediave në Serbi të cilët e konsiderojnë një turp këtë gjest.

Pse nuk e ndaloni këtë turp vëllezër malazez? Flamuri i Serbisë dhe ai i shtetit falso të Kosovës krah njëri-tjetrit?”- shkruante media anti-shqiptare SD.rs.

alma loki sportistja kosovare

Lini një Përgjigje