TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2024, 18:08

Zyrtarisht një përdhunues/ Barcelona i jep goditjen përfundimtare Dani Alvesh, i heq statusin legjendë e klubit

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarisht një përdhunues/ Barcelona i jep goditjen përfundimtare

Dani Alvesh do të vuajë gjithë jetën atë që bëri në diskotekë në dhjetorin e vitit 2022. Futbollisti brazilian, u dënua pak ditë më parë me katër vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një të reje, me pasoja që tashmë do të ndryshojnë edhe perceptimin për një prej mbrojtësve më fitimtarë në histori.

Vitet e tij te Barcelona e mbushën atë me trofe, pasi ka fituar 23 të tillë me katalanasit. Por që nga momenti kur ai i u shpall fajtor, klubi ka vendosur të heqë emrin e tij nga lista e 102 lojtarëve që kanë statusin e legjendës dhe janë të vendosur në një panteon të veçantë në muzeun e klubit.

Skuadra e Barcelonës nuk është e vetmja që po merr masa kundër Dani Alvesh. Edhe rezidentët e shtetit të Bahia në Brazil, ku ka lindur lojtari, kanë kërkuar që të hiqet një statujë që është vendosur në nder të tij disa vite më parë. Ajo statujë është vandalizuar vazhdimisht në kohët e fundit ndaj kërkohet që të zhduket, pasi po kthehet në një objekt të padëshiruar.

Zyrtarisht një përdhunues/ Barcelona i jep goditjen përfundimtare

 

dani alvesh ish-mbrojtësi i barcelonës

Lini një Përgjigje