TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2024, 15:52

Dyseldorfi vishet kuqezi dhe mirëpret Shqipërinë për “EURO 2024”: Mirësevjen në Gjermani (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dyseldorfi vishet kuqezi dhe mirëpret Shqipërinë për

Që nga fundi i vitit 2023 dhe fillimi i vitit 2024, Gjermania ka filluar t'i japë jetë motiveve të “EURO 2024”, aktivitetit më të madh futbollistik në Kontinentin e Vjetër.

Kuqezinjtë, të kualifikuar për herë të dytë në finalet e një Europiani, pas “Francë 2016”, këtë herë konsiderohen si skuadra surprizë, duke qenë se u kualifikua e para në grup, duke lënë pas dy ekipet pretendente; Çekinë dhe Poloninë.

Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, “SportCentrum Kaiserau” dhe atje Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë prezentë që më 8 qershor.

Edhe pse në Dyseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizejnuar në metro.

Ndërkohë Shqipëria do të startojë finalet e Europianit me ndeshjen ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor dhe më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg.

Shqipëria përpara se të udhëtojë për në Gjermani do të zhvillojë dhe dy ndeshjet miqësore në muajin mars, atë përballë Kilit në Parma të Italisë më 22 mars dhe në Stokholm ndaj Suedisë më 25 mars.

Në fund të muajit maj, Kombëtarja do të udhëtojnë drejt Austrisë për grumbullimin 10 ditor, ku do të luajnë përballë Lihtenshtejnit dhe një tjetër ekipi të këtij niveli, që ende nuk është zyrtarizuar për të qenë rreth 4 ditë përapa fillimit të Europianit në bazën kuqezi në Dortmund.

dyseldorfi kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje