
Vendimi për zbritjen e 10 pikëve në renditjen e tabelës së Premier League, u apelua ditën e sotme nga Evertoni gjë që çoi në uljen e dënimit nga 10 në 6 pikë zbritje.
Evertonit ju morën pikët me efekt të menjëhershëm në nëntor pasi u zbulua se kishte shkelur rregullat e përfitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR) në lidhje me humbjet.
Klubi tani do të kalojë në 25 pikë, gjë që i ngre ata në vendin e 15-të nga vendi i 17-të dhe pesë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
"Një bord i pavarur apeli ka arritur në përfundimin se sanksioni për shkeljen nga Everton FC të rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League (PSR), për periudhën që përfundon sezonin 2021/22, do të jetë një zbritje e menjëhershme prej gjashtë pikësh", thuhej në një deklaratë të Premier League.
Everton FC apeloi sanksionin e vendosur kundër tij për nëntë arsye, secila prej të cilave lidhej me sanksionin dhe jo me faktin e shkeljes, të cilën klubi e pranoi.
Dy nga këto nëntë arsye u miratuan nga bordi i apelit, i cili ka zëvendësuar zbritjen origjinale të pikëve prej 10 në 6. Ky vendim i rishikuar ka efekt të menjëhershëm dhe tabela e Premier League do të përditësohet sot për të pasqyruar këtë.
Lini një Përgjigje