
Reali i Madridit ka mundur 1-0 Sevijan në javën e 26 të La Ligës dhe ka përforcuar kreun.
Ndeshja e luajtur në “Santiago Bernabeu” u zhbllokua në minutën e 10, me “Los Blancos” që kaloi në avantazh me Lukas Vazkez, por gol u anulua pas ndërhyrjes së VAR për një faull gjatë aksionit.
Episodi që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 81. Modriç, i aktivizuar në minutën e 75 në vend të Fernandez, i dhuroi fitoren madrilenëve me një gol të mrekullueshëm.
Mesfushori kroat është bërë lojtari i dytë më i vjetër që shënon një gol nga jashtë zone në një ndeshje të La Ligës që nga sezoni 2003-2004, pas Horge Molinës (40 vjeç e 15 ditë).
Lini një Përgjigje