TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2024, 15:29

Miqësorja e luksit me Suedinë, FSHF-ja nxjerr në shitje biletat

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja e luksit me Suedinë, FSHF-ja nxjerr në shitje biletat

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë sot në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit.

Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 118 dhe 119. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze.

FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online në këtë link: Bli bileta për ndeshjen Suedi-Shqipëri

Procedura se si mund të blini biletë online:

Klikoni në linkun Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri dhe më pas klikoni në hapësirën “BUY TICKETS”

Në momentin qe klikoni do t‘ju shfaqen sektorët dhe vendet ku ju mund të zgjidhni biletën tuaj.

Përzgjidhni mënyrën e dërgesës së biletës: Përmes e-mailit apo aplikacionit AXS.

Hapni një llogari në axs.com ose në aplikacionin AXS TICKETS.

Metoda e pagesës: Përzgjidhni metodën e pagesës duke zgjedhur ”PAY BY CARD” ku mund të përdorni: American Express, MASTER CARD ose VISA.

Pasi të keni marrë biletën, nuk është i nevojshem printimi i biletës, pasi ajo është elektronike.

suedi shqipëri miqësorja e luksit fshf

Lini një Përgjigje