TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2024, 16:15

“Në ‘EURO 2024’, Silvinjo merr Cikalleshin dhe Manajn”, gazetari i njohur i shuan shpresat Brojës: Do ta ndjekë Europianin nga divani

Shkruar nga Pamfleti

“Në ‘EURO 2024’, Silvinjo merr Cikalleshin dhe

Kombëtarja shqiptare në muajin mars do të zhvillojë disa ndeshje miqësore si parapërgatitje për Kampionatin Europian, ku kuqezinjtë janë pjesëmarrës. Tashmë një nga çështjet më të diskutueshme janë se cilët do të jenë lojtarët që do të grumbullohen nga Silvinjo për “EURO 2024”.

Forma e mirë që po kalojnë disa futbollistë dhe minutat e munguara për disa të tjerë kanë krijuar një diskutim të madh në vendin tonë. Armando Broja dhe Rei Manaj janë dy nga futbollistët për të cilët po flitet shumë.

I pari kaloi nga Çelsi te Fullhemi gjatë merkatos së janarit, pasi ishte në kërkim të minutave, por as te skuadra tjetër angleze nuk po arrin të luajë. Ndërsa i dyti është kthyer në një fenomen në Turqi me skuadrën e Sivasporit. Në këtë sezon ka shënuar 18 gola, duke qenë vendimtar në çdo ndeshje të skuadrës turke.

Në lidhje se cili prej tyre do të ftohet nga Silvinjo për “EURO 2024” ka folur gazetari i njohur i sportit, Ylli Aga. Ky i fundit ka theksuar se për shkak të formës që po tregon Manaj, do të jetë lushnjari ai që do të marrë një ftesë nga timonieri i kuqezinjve. Ndërkohë për shkak të kontributit të dhënë në kualifikuese edhe Sokol Cikalleshi do të jetë në Gjermani, në këto kushte me shumë gjasa Broja do të duhet ta ndjekë kampionatin nga divani i shtëpisë. Por gjithsesi deri në fund, Silvinjo do ta ketë të vështirë të vendosë për lojtarët që do të ketë të gatshëm për “EURO 2024”.

Zgjedhjet e Silvinjos do të kenë kontestime, sido që të zgjedhë. Siç patën zgjedhjet e De Biazit në vitin 2016. Nëse do bëjmë një zgjedhje sot, në avantazh janë Cikalleshi dhe Manaj, sepse janë në kampionat. Po luajnë, Broja nuk po luan.

Muçi dhe Bajrami luajnë në pozicionin e numrit 10. Ata janë pa konkurrencë. Besoj se edhe tek Uzuni nuk kemi probleme.

Broja? Të luajë, të bëjë gola. Nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje, vetëm 5 minuta. Ka shkuar te Fullhemi për të bërë mirë. Lojtarët duhet t’i japin përgjigje trajnerit, por do të jenë zgjedhje të vështira. Kështu problemesh paçim”, ka theksuar Aga.

ylli aga gazetari shqiptar armando broja rei manaj sokol cikalleshi

Lini një Përgjigje