TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2024, 17:47

Shqipëria e gjimnastikës kthehet në konkurrim, kampioni kuqezi renditet i pesti në Kupën e Botës, “Kotbus 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria e gjimnastikës kthehet në konkurrim, kampioni kuqezi

Shqipëria e gjimnastikës kthehet në konkurrim. Kampioni kuqezi, Matvei Petrov mori pjesë në Kupën e Botës, “Kotbus 2024”.

Përballë kundërshtarëve të nivelit të lartë, 33-vjeçari u pozicionua në vendin e pestë gjatë aktivitetit të zhvilluar në Gjermani.

Edhe pse kishte shpresa të mëdha për t’u ngjitur në podium, ky është një rezultat i rëndësishëm nga sportisti rus i natyralizuar si shqiptar në vitin 2018.

Petrov i ka dhuruar Shqipërisë titullin si Kampion Europe në kalin me doreza në vitin 2020, teksa në etapat e Kupës së Botës numëron 4 medalje të arta, 1 argjendi dhe 2 medalje bronzi.

matvei petrov gjimnasti shqiptar

Lini një Përgjigje