TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2023, 17:59

Vdiq në shtëpinë e të moshuarve, zbulohen arsyet e ndarjes nga jeta të Bobi Çarlton

Shkruar nga Pamfleti

Vdiq në shtëpinë e të moshuarve, zbulohen arsyet e ndarjes

Bobi Çarlton vdiq pasi u rrëzua në shtëpinë e të moshuarve ku jetonte. Ky është përfundimi i hetimit i paraqitur në gjykatë, i cituar tashmë nga “BBC”.

Legjenda e Mançester Junajtid dhe futbollit anglez, i cili ishte 86-vjeç dhe vuante nga demenca, raportohet se humbi ekuilibrin kur u ngrit nga karrigia dhe goditi një dritare dhe “ndoshta radiatorin” e ngrohjes.

Stafi në shtëpinë e të moshuarve nuk vunë re ndonjë lëndim, por më vonë u zbulua një gungë në shpinë. Testet shtesë të kryera në spital zbuluan një brinjë të thyer, që ndikoi në zhvillimin e pneumonisë.

Mjekët më pas u shprehën se duhet ta vendosnin ish-lojtarin në kujdesin paliativ, por ai ndërroi jetë pesë ditë më vonë.

Mjeku ligjor arriti në përfundimin se vdekja ishte aksidentale, e lidhur me problemin e mushkërive, efektet e rënies dhe vetë demencën.

Bobi Çarlton ndërroi jetë më 21 tetor. Legjenda e Mançester Junajtid fitoi tre tituj me “Djajtë e Kuq”, dhe gjithashtu një titull evropian, përveç FA Cup. Kulmi i karrierës së tij me “Tre Luanët” ishte fitimi i titullit botëror të vitit 1966.

 

bobi çarlton legjenda e mançester junajtid

Lini një Përgjigje