
Laçi dhe Partizani kanë luajtur sot raundin e 11 të Abissnet Superiore.
Ndeshja ishte e barabartë me statistika, ku të dyja skuadrat ishin në kërkim të hapësirave për të shënuar golin e avantazhit, por asnjëra prej tyre nuk ia doli deri në çastet e fundit të ndeshjes.
Në minutën e 94, Partizani shënon golin e fitores me Taipin, duke i dhënë kështu klubit kryeqytetas tre pikët e arta.
Kjo fitore i jep mundësinë Partizanit të ushtrojë presion mbi Egnatian kryesuese, pasi tashmë të kuqtë ndodhen në vendin e dytë me 23 pikë, po aq sa rrogozhinasit, por me kryeqytetasit që kanë një ndeshje më pak.
Pas dy humbjesh dhe një barazimi, Tirana rikthehet të fitorja, duke mposhtur 2-0 Teutën në “Selman Stërmasi”. Një frymëmarrje edhe për trajnerin Julian Ahmataj, i cili duket se i kishte kërkuar skuadrës të ishte më cinike dhe ashtu ndodhi. Në krahun tjetër, Teuta pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e parafundit.
Ndeshja nisi mirë për Teutën, që krijoi disa mundësi shënimi, por ishte Tirana që u tregua më konkrete. Në minutën e 12, gjatë zhvillimit të një goditje dënimi, me një skemë shumë të bukur të bardhebluve, ishte Hasani që konkludoi me një gol të bukur në hyrje të zonës.
Ky gol ndezi edhe më shumë sfidën, me durrsakët që reaguan, por vendasit sa herë dilnin para ishin të rrezikshëm. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve. E dyta nisi me Teutën në sulm, me Beqajn që goditi me kokë, por ishte traversa që i mohoi golin. Terreni u bë pengesë për të dyja skuadrat, me Tiranën që u përpoq të luante me topa të gjatë dhe krosa në zonë për të vrarë ndeshjen.
Për të ardhur në minutën e 82, ku bardheblutë dyfishuan shifrat me Florent Hasanin që u tregua i saktë nga pika e bardhë. Ky gol praktikisht mbylli sfidën, me vendasit që u mbrojtën fort në fund dhe mbrojtën këtë sukses, që i ngjit në vendin e tretë.
Lini një Përgjigje