
Trajneri i Lionit, Fabio Groso mbeti i plagosur në incidentin që shkaktuan Ultrasit e Marsejës, duke sulmuar autobuzin me sende të fortë dhe gurë. Tekniku italian u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë pas plagëve të marra në afërsi të syrit.
Groso reagoi për herë të parë në lidhje me këtë incident, duke theksuar se të dielën mund të kishte ndodhur një tragjedi.
“Ajo që ndodhi të dielën mund të ishte një tragjedi dhe me siguri kështu është për sportin dhe për të gjithë ata që e duan këtë lojë. Uroj me gjithë zemër që të ketë qenë një leksion për të ardhmen tonë. I falenderoj të gjithë për mbështetjen që më keni qendruar pranë”, u shpreh Groso.
Lini një Përgjigje