TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2023, 20:15

8 unaza dhe këpucë të personalizuara me trofetë e “Topit të Artë” nga Adidas, Mesi imiton legjendën e NBA (Video)

Shkruar nga Pamfleti

8 unaza dhe këpucë të personalizuara me trofetë e

I teti “Top i Artë” i dha fundin një karriere mbresëlënëse Lionel Mesit, që për fat të mirë për tifozët e futbollit, vazhdon ende me Inter Miami në MLS. Pikërisht duke marrë parasysh se ku luan tani ’10’ argjentinas, imitimi i “Adidas” kuptohet në mënyrë të përkryer.

Për të festuar këtë sukses, sponsori kryesor i "Pleshtit", Adidas i ka dhuruar tetë unza ari 14 karatëshe dhe këpucë futbolli të veçanta. Këto unaza do dalin në ankand dhe të ardhurat do shkojnë për bamirësi, me destinacionin që do zgjidhet nga fondacioni i Mesit dhe Adidas.

Për të festuar fitoren e tij të tetë në çmimin e “France Football”, marka që ka qenë me të nga viti 2007 donte të rikrijonte foton ikonike të Bill Rasëll, Lordit të Unazave të NBA-së.

Me 11 tituj midis viteve 1957 dhe 1969, ikona e Boston Sëlltiks njihet si një nga fituesit më të mëdhenj të sportit dhe është lojtari me më shumë kampionate në ligën amerikane.

Në të njëjtën mënyrë, megjithëse nuk janë njohje ekuivalente, Mesi është deri tani futbollisti që ka fituar më shumë “Topa të Artë”, tre të tillë më shumë se Kristiano Ronaldo (i cili ka pesë) dhe shumë më tepër se ato që kanë fituar në ditët e tyre Mishel Platini, Johan Krojf dhe Marko Van Basten (nga tre secili).

lionel mesi bill rasëll legjenda e nba

Lini një Përgjigje