
Lionel Mesi e quajti transmetuesin e Twitch një “bir b****” në një shkëmbim brilant të sikletshëm në tapetin e kuq të Topit të Artë.
“Pleshti” fitoi për herën e tetë “Topin e Artë” në një natë të mbushur me yje në Paris. Më herët gjatë natës, legjenda e Barcelonës foli me transmetuesin spanjoll Ibai Llanos.
Besohet se Mesi ishte mjaft i pakënaqur që Llanos ka lexuar mesazhet private mes të dyve.
Gjatë bisedës mes tyre në kanalin e Llanos, Mesi tha: “Nuk do t’i përgjigjem pyetjeve të tua sepse ke bërë gjithçka publike dhe nuk më pëlqen”.
Kur Llanos u përpoq të ndryshonte bisedën, kampioni i Botës u përgjigj duke buzëqeshur: “Topi i Artë? Tani po e ndryshon temën, o bir k….”.
Llanos e mori me të qeshur dhe postoi: “Momenti kur më quan bir k**** dhe pastaj fillojmë të flasim sikur të ishte një intervistë serioze, çfarë ishte?”.
Mesi mposhti ish-shokun e skuadrës Mbape dhe yllin e Sitit, Haland, në garën për “Topin e Artë”.
Atij iu dorëzua çmimi nga presidenti i tij tek Inter Miami, Devid Bekam.
Mesi më vonë u pyet nëse e konsideronte veten më të mirin e të gjitha kohërave.
Ai tha: “Nuk e di nëse jam më i miri. Nuk ia bëj vetes pyetjen dhe nuk më intereson, fakti që thonë se jam ndër më të mirët është tashmë një nder.
“Të gjithë fëmijët duan të luajnë futboll dhe përpiqen të jenë një nga më të mirët”.
Lionel Messi le pone los puntos a Ibai Llanos en la gala del Balón de Oro: "Estoy enojado con vos. No tenés privacidad".#Reportajes #Messi #Ibai pic.twitter.com/7SG5G2UI9F
— Reportajes.com (@reportajes_esp) October 31, 2023
Lini një Përgjigje