
Lionel Mesi vazhdon të shkruajë historinë, mbrëmjen e së hënës që sapo lamë pas, teksa arriti të fitonte për të 8 herë në karrierën e tij, trofeun e “Topit të Artë”, duke e çuar në 3 diferencën me ndjekësin më të afërt, Kristiano Ronaldon, i cili e ka fituar 5 herë këtë trofe.
Mirëpo, pavarësisht se arriti të triumfonte garën “ e ethshme” me “vikingun”, Erling Haland, sërish të shumtë ishin ata që nuk ishin aspak dakord me këtë “triumf” e një ndër ta ishte dhe “fantazisti” gjerman i mesfushës, Lotar Mateus, i cili u shpreh se trofeu i fituar nga “Pleshti”, nuk ishte aspak i merituar.
“Për gjithë vitin Haland ka bërë më mirë se Mesi. Trofeu nuk është i merituar. Ky është demonstrimi se Botërori vlen më shumë se gjithçka. Sipas meje askush nuk ka bërë më mirë se Haland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Fitoi tituj të rëndësishëm me Sitin me rekord golash. Votimi është një farsë, edhe pse unë gjithmonë kam qenë tifoz i Mesit”,- u shpreh “legjenda” gjermane.
Lini një Përgjigje