TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2023, 12:10

Ndërron jetë gazetari i sportit, Bedri Alimehmeti

Shkruar nga Pamfleti
Ndërron jetë gazetari i sportit, Bedri Alimehmeti
Bedri Alimehmeti

Komuniteti i gazetarisë sportive shqiptare është në zi. Sot, në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari, mjeshtri i madh Bedri Alimehmeti.

Lajmin e ka bërë të ditur e bija e tij, gazetarja Alba Kepi:

'Do doja që kjo ditë mos të vinte kurrë, u luta, shpresova shumë.
Me dhimbje ju informoj se babai ynë i shtrenjtë, Bedri Alimehmeti ndërroi jetë këtë mëngjes.
Miq e të njohur që dëshërojnë t’i japin lamtumirën e fundit, e t’i bashkohen dhimbjes sonë, pritja nis sot më ora 10.30 pranë Funeral Home Herry, përballë shkollës Harry Fultz.', shkruan ajo.

Alimehmeti lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ai ka botuar ndër të tjera tregimet si «Tirana e përgjakur», për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944; «Tirana e përgjakur: poemë dhimbjeje për ata që nuk duhet të ishin vrarë. Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944» (Tiranë, 2001); «Skënder Halili: vezullimi i një ylli» (Tiranë, 2008), «Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar» (Tiranë, 2010),

 

bedri alimehmeti

Lini një Përgjigje