TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2023, 22:05

Ceremonia e “Topit të Artë”, Erling Haaland shpallet golashënuesi më i mirë i vitit

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia e “Topit të Artë”, Erling Haaland shpallet

Vijon ceremonia e ndarjes së çmimeve për futbollistët më të mirë të vitit 2023. Norvegjezi Erling Haaland është kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i vitit.

Ndërkohë argjentinasi Emiliano Martinez, është kurorëzuar me çmimin Portieri më i mirë i viti. Trofeun për të riun më të mirë të sezonit e fitoi Jude Bellingham i cili luan për skuadrën spanjolle të Real Madrid.

Pas çmimit të “Kopa Trophy” për talentin më të mirë, të vitit radhën për t’u “shpërndarë” e kishte trofeu “Socrates”, i cili gjithashtu ka shkuar të një nga “yjet” e “galaktikëve” të Real Madrid.

Bëhet fjalë për anësorin brazilian, Vinicius Junior, i cili është nderuar nga France Football me këtë çmim, pas punës së tij me fondacionin që ka në Brazil për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Ashtu siç pritej, çmimi ka shkuar drejt “qytetarëve” të Manchester City, të cilët sezonin e kaluar arritën triumfin e katërfishtë, ku arritën të triumfonin në Premier League, FA Cup, Champions League dhe Superkupën e Evropës.

Ndërkohë ka mbetur pa u shpërndarë nga çmimet individuale ka mbetur ai i Topit të Artë.

“Topi i Artë” për meshkuj:

Çmimi Sokrates (i bamirësisë): Vinicius

Çmimi Gerd Muller (Golashënuesi): Haaland

Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Aston Villa)

topi artë haaland

Lini një Përgjigje