
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Napolit mbrëmjen e djeshme ku u luajt ndeshja e javës së 10 të Seria A kundër Milanit. Një tifoz napolitan, 42-vjeç, ka humbur jetën pasi ka tentuar të futet në stadium pa biletë.
Sipas informacioneve thuhet se duke qenë se ai nuk kishte siguruar një biletë, kishte tentuar të futej në stadium nëpërmjet një tuneli nga zona e parkimit, ku fatkeqësisht ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash, duke humbur edhe jetën.
Ngjarjen e ka rrëfyer dhe konfirmuar edhe një shok i viktimës i cili e shoqëronte atë gjatë hyrjes në stadium, ndërsa policia ende po heton për të zbuluar të gjitha detajet.
Lini një Përgjigje