TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2023, 16:19

PSG shpërdoron avantazhin e dy golave, Mbape rezulton vendimtar dhe i jep fitoren ekipit me dopietën e tij

Shkruar nga Pamfleti

PSG shpërdoron avantazhin e dy golave, Mbape rezulton vendimtar dhe i jep

PSG ka marrë një fitore 3-2 me shumë vuajtje në fushën e Brest, në javën e 10 të kampionatit francez. Vuajtje të paparashikuara për skuadrën e Luis Enrikes, që kishte siguruar një avantazh 2-0 në 28 minutat e para të ndeshjes falë golave të Zaire-Emeri dhe Mbape.

Dy minuta para fundit të  pjesës së parë erdhi goli i Muni që hapi takimin. Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 52, erdhi edhe goli i barazimit për vendasit i shënuar nga Le Duraon. Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, erdhi goli i tretë për miqtë.

Ishte Mbape që fiksoi shifrat në 3-2. Sulmuesi francez gaboi fillimisht penalltinë e fituar nga Kolo Muani, por topi shkoi përsëri në këmbët e Kilian që e dërgoi me lehtësi në portë.

psg brest liga 1

Lini një Përgjigje