TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2023, 15:15

“Kosova është Serbi dhe kështu duhet të jetë”, gazetari shpërthen ndaj veprimit të Rita Orës krah tenistit serb (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova është Serbi dhe kështu duhet të

Afrimiteti i Rita Orës me tenistin serb Novak Djokoviç në finalen e Rugby-t, nuk është pritur aspak mirë nga bashkëkombësit e saj. Jo vetëm qytetarë por edhe gazetarë kanë 'dënuar' veprimin e këngëtares nga Kosova duke e cilësuar si të 'turpshme', pasi vendi ndodhet në kulmin e tensioneve me Serbinë.

Një reagim ka ardhur edhe nga gazetari i sportit Arlind Sadiku i cili ka postuar në rrjetet sociale dy video nga momenti kur këngëtarja shfaqet e qeshur krah tenistit serb e hera-herës bisedojnë me njëri-tjetrin duke shijuar ndeshjen. Gazetari e ka cilësuar këtë veprim të turpshëm dhe të pajustifikueshëm, teksa nga ana tjetër ka postuar një video të tenistit, i cili kohë më parë shprehej: “Kosova është Serbi dhe kështu duhet të jetë”.

rita ora novak xhokoviç tenisti serb

Lini një Përgjigje