TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2023, 22:27

“Nëse do të shënonim të parët do të shikonim një ndeshje tjetër”, Ylber Ramadani flet pas humbjes me Torinon

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse do të shënonim të parët do të shikonim

Leçe është mundur sot nga Torino me shifrat 0-1 dhe ka konfirmuar krizën që po kalon në këto momente. Skuadra e ngjitur nga Serinë B, në javët e para bëri shumë mirë, teksa e pa veten në pozitat e larta në renditje. Por tashmë ka ardhur një seri me barazime e humbje që kanë filluar ta pozicionojnë atë përsëri në zonën e luftës për mbijetesë.

Megjithatë, mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, protagonist i lojës së kësaj skuadre në këtë edicion, ka shpjeguar se ekipi kishte gabuar duke mos shënuar atëherë kur duhej në pjesën e parë, me rastet që kishte krijuar.

Nëse do të shënonim ne golin të parët, do të flisnim për një ndeshje të ndryshme. Pas avantazhit ata fituan më shumë besim dhe ne nuk ia dolëm që të rikuperonim.

Kthehemi shpejt në fushë, të mërkurën luajmë ndaj Parmës. Duhet të qendrojmë të bashkuar në dhomat e zhveshjeve, pasi nëse humbëm sot, duhet t’i rikuperojmë këto pikë në ndeshjet e tjera. Tani të mendojmë për Kupën, duam të fitojmë”, tha Ramadani, duke kujtuar sfidën që e pret ndaj skuadrës së Serisë B në mesjavë.

ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare leçe

Lini një Përgjigje