
Rei Manaj është shfaqur përsëri protagonist në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar një gol me rëndësi në minutat e fundit duke i dhënë 3 pikë të plota ekipit të tij, Sivaspor.
Sivaspori po luante në transfertë përballë Alaniaspor dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të ekipit të shqiptarit.
Sfida ishte 1-1 deri në minutën e 97, minutë në të cilën me anë të një ‘predhe’ në hyrjen e zonës, Manaj arriti të tundte rrjetën e kundërshtarit, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
Lini një Përgjigje