
Arsenali ka mundur me rezultatin e thellë 5-0 Shefild Junajtid në Londër, në përballjen e vlefshme për Premier Ligën.
Skuadra e Artetës ka mposhtur në shtëpi Shefildin e vendit të fundit dhe është shkëputur tri pikë nga Mançester Siti i vendit të tretë, me Sitizens që do të luajnë nesër kundër Mançester Junajtid.
Pjesa e parë u vendos nga një gol i Nketiah, në minutën e 28. Në fillimin e pjesës së dytë, po Nketiah dyfishoi shifrat, e më pas sulmuesi shënoi edhe të tretin.
Sulmuesi ka shënuar tregolëshin e tij të parë në Premier Ligë dhe është bërë anglezi i parë që e bën një gjë të tillë për Arsenalin në kampionat pas Teo Uollkot kundër Uest Bromuiç në majin e vitit 2015.
Në fund, Viera ekzekutoi saktë një penallti, duke thelluar shifrat, sakaq në limite festoi edhe Tomijasu. Ekipi i Artetës renditet në vendin e dytë, me 24 pikë.
Në ndeshjen tjetër të orës 16:00, Bërnmuthi ka mundur 2-1 me përmbysje në shtëpi Bërnlin falë golave të Semenjo në minutën e 22 dhe Billing në minutën e 76, ndërsa për miqtë shënoi Tejlor në minutën e 11.
Lini një Përgjigje