
Pas 4 ndeshjeve pa pësuar humbje, 3 fitore dhe 1 barazim në Premier Ligë, Çelsi bie pikërisht atëherë kur më pak pritej. Në “Stamford Bridge” ekipi i Poçetinos pësoi një humbje të pastër 0-2 nga Brentfordi, me këta të fundit që i kapërcejnë në tabelën e klasifikimit. Kjo ishte një sfidë që ishte projektuar si një derbi mes shqiptarësh, por Broja nuk u grumbullua, pasi vijon të ketë shqetësime në gjurin e tij të majtë, ndërsa Strakosha qendroi në pankinë.
Kjo ishte një sfidë ku “Blutë” kishin kontrollin e lojës, 62% mbajta e topit, por goditën vetëm dy herë goditën kuadratin, sigurisht ishin dhe të pafat gjatë pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, në zbritjen e parë në sulm, Brentfordi dërgoi topin në rrjetë duke ndëshkuar londinezët. Çelsi u përpoq të rikthehej në lojë, por në shtesë, në minutën e 96, Brentfordi gjeti dhe golin e dytë duke hipotekuar këtë fitore.
Lini një Përgjigje