TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2023, 19:55

U dëmtua ndaj Milanit, Kumbulla rishfaqet pas 6-muajsh mungesë, qendërmbrojtësi lumturon edhe Silvinjon (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

U dëmtua ndaj Milanit, Kumbulla rishfaqet pas 6-muajsh mungesë,

Menjëherë pas fitores ndaj çekëve të Slavias së Pragës në Ligën e Europës, verdhekuqtë e Romës kanë nisur përgatitjet, për sfidën e pasdites të së dielës, ndaj “zikaltërve” të Interit, të vlefshme për javën e 10 të Serisë A.

U dëmtua ndaj Milanit, Kumbulla rishfaqet pas 6-muajsh mungesë,

Mirëpo, në stërvitjen e djemve të teknikut Zhoze Murinjos spikati diçka, prezenca e qendërmbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, me këtë të fundit që qendron jashtë fushave të lojës prej datës 29 prill kur në ndeshjen ndaj Milanit, pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit të djathtë.

Mbrojtësi 23-vjeçar është pranë rikuperimit të plotë pas një periudhe shumë të vështirë dhe shpejt pritet të jetë sërish në dispozicion të teknikut portugez, dhe jo vetëm, pasi pritet gjithashtu të jetë nën dispozicionin e trajnerit të kombëtares, Silvinjo, për 2 sfidat e radhës së kualifikueseve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

U dëmtua ndaj Milanit, Kumbulla rishfaqet pas 6-muajsh mungesë,

marsha kumbulla qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare roma

Lini një Përgjigje