
Kukësi e nis me fitore fazën e dytë të Abissnet Superiore. Skuadra verilindore ka mundur Vllazninë në shtëpi me rezultatin minimal 1-0. Në anën tjetër tronditet skuadra shkodrane, duke lëkundur fort edhe pozitat e trajnerit Memelli.
Heroi i ekipit të drejtuar nga Stavri Nica ishte Rashiti me golin e realizuar në minutën e 84. Lojtari goditi me kokë dhe mposhti portierin Qarri.
Në minutën e 44, vendasit mbetën me 10 lojtarë. Reçi ndërhyri ashpër ndaj Çeshmedijev dhe u largua nga fusha me kartonin e kuq.
Me këtë fitore, Kukësi renditet në vendin e 3 me 13 pikë, po aq sa Laçi dhe Tirana, ndërsa Vllaznia mban vendin e 5 me 12 pikë.
Lini një Përgjigje