TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2023, 21:35

Liga e Europës/ Bindin Marseja dhe Frajburgu, frenojnë Atalanta dhe Sportingu, Uest Hemi mposhtet nga Olimpiakosi i Pireut

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Bindin Marseja dhe Frajburgu, frenojnë Atalanta dhe

Liga e Europës nisi pasditen e kësaj të enjte me takimet e treta të fazës së grupeve. Marseja mori fitoren e parë dhe atë e bën ndaj AEK-ut të Athinës, të cilën e mundi me rezultatin 3-1.

Francezët zhbllokuan takimin në minutën e 27, me Vitinjan që kaloi ekipin e Gatuzos në avantazh dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Skuadra greke reagoi në minutën e 53, kur Pineda shënoi golin e barazimit.

Megjithatë një ndërhyrje e gabuar e portierit të AEK-ut, Stankoviç, i cili doli me kartonin e kuq në minutën e 57 u dha një tjetër favor vendësve.

Në minutën e 60, Harit realizoi golin e dytë për Marsejën nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën e 69 Veretu vulosi takimin, duke shënuar golin e tretë.

Pas kësaj ndeshjeje, Marseja kryeson Grupin B me pesë pikë, teksa AEK-u renditet aktualisht ne vend të dytë me katër pikë.

Olimpiakosi i Pireut mori një fitore të madhe në shtëpi ndaj Uest Hemit, të cilin e mundi me rezultatin 2-1, me skuadrën greke që siguron triumfin e parë, teksa anglezët lënë pikët e para, pasi nga në dy takimet e mëparshme kanë marrë pikët e plota.

Olimpiakosi zhbllokoi takimin që në minutën e 33 me Fortunis që kaloi ekipin e tij në avantazh, teksa në minutën e 45+1, Rodinei dyfishoi avantazhin e vendasve.

Uest Hemi provoi të reagojë dhe ia doli në minutën e 87 me Paketa, por nuk ia doli ta ndryshonte rezultatin e kësaj sfide.

Pavarësisht kësaj disfate, Uest Hemi kryeson Grupin A me gjashtë pikë, teksa Olimpiakosi renditet në vend të tretë me katër pikë.

Takimi tjetër i këtij grupi, TSC-Frajburg u mbyll me rezultatin 1-3. Goli i vetëm për vendasit u shënua në minutën e 13 nga Petroviç, teksa golat për miqtë i realizoi Grifo me penallti në minutën e 49, por ai shënoi në minutën e 59 golin e dytë, teksa në minutën e 73 realizoi tripletë dhe vulosi këtë takim.

Pas kësaj sfide, TSC qendron në vend të fundit me një pikë, teksa Frajburgu renditet në vendin e dytë me 6 pikë.

Atalanta ngec në barazimi 2-2 në transfertën e Shtrum Gracit, por vazhdon të kryesojë e pa cenuar Grupin D.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët golin, duke zhbllokuar takimin me Pras në minutën e 13.

Atalanta reagoi mirë dhe gjeti barazimin me Muriel në minutën e 34, teksa në minutën e 45+7, Muriel realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi skuadrën e Gasperinit në avantazh.

Në minutën e 53, vendasit u gjendën në inferioritet numerik pasi Hierlander mori kartonin e dytë të verdhë.

Pavarësisht faktit që ishin më të paktë në numër, Shtrum Grac reagoi mirë dhe në minutën e 80 barazoi me Horvat që shënoi me penallti.

Pas këtij takimi, Atalanta vazhdon të kryesojë Grupin D me shtatë pikë, teksa Shtrum Grac renditet në vendin e dytë me katër pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, Sportingu i Lisbonës u ndal në barazim 1-1 nga Rakou në Poloni.

 

 

liga e europës olimpiakos i pireut uest hem atalanta olimpik marsejë

Lini një Përgjigje