TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2023, 18:47

Fansat shpërthejnë pas zbulimit të fituesit të “Topit të Artë” 2023: Grabitja më e madhe në historinë e futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Fansat shpërthejnë pas zbulimit të fituesit të “Topit

Fituesi i “Topit të Artë 2023” do të jetë Leo Mesi, me gazetarin e njohur Fabricio Romano që ka konfirmuar çdo gjë.

Ylli argjentinas do të marrë këtë çmim për herë të tetë në karrierën e tij, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e futbollit.

Gjithsesi kjo gjë duket se nuk është pëlqyer aspak nga fansat, të cilët e quajnë si grabitjen më të madhe në historinë e këtij sporti, pasi e meriton Erling Haland.

Norvegjezi ishte lojtari kyç i Mançester Sitit në triumfin e “Tripletës”, me statistikat e tij që ishin jashtë normales.

Edhe pse fitoi Kupën e Botës në Katar, fansat mendojnë se sezoni i dobët me PSG-në dhe transferimi i tij në SHBA tek Inter Majemi bëjnë që Mesi mos ta meritojë këtë çmim.

Disa nga komentet kundër tij ishin:

Do të jemi dëshmitarë të grabitjes më të madhe në historinë e futbollit më 30 tetor 2023”, “Kjo është e turpshme. E dua Mesin, por nëse ai fiton ‘Topin e Artë’ për këtë vit, atëherë mendoj se ky çmim do të humbë edhe pjesën e mbetur të besueshmërisë”, “Ky mesazh vjen nga një tifoz i përjetshëm i Mançester Junajtid, por Haland është fituesi i vërtetë!”, “Një tjetër grabitje”, “Futbolli ka mbaruar” etj.

lionel mesi "topi i artë" erling haland

Lini një Përgjigje