TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2023, 17:01

“Është i paguar deri në fund të dhjetorit”, Orges Shehi reagon pas deklaratës së presidentit Halili: Ça thu mër burr se na habite!

Shkruar nga Pamfleti

“Është i paguar deri në fund të dhjetorit”,

Orges Shehi ka reaguar për deklaratën e Refik Halilit, i cili shprehej për shtypin e shkruar, se Tirana kishte likuiduar çdo detyrim për trajnerin durrsak deri në fund të muajit dhjetor.

Sipas Halilit ai do të vijojë të jetë i pezulluar, ndërsa skuadra do të vazhdojë punën për të arritur rezultatet pozitive në kampionat.

Mirëpo së fundmi, Orges Shehi i është përgjigjur me një postim në rrjetet sociale. Trajneri i njohur shfaqet duke qeshur në një foto, ndërsa në diçiturë shkruan: “Ça thu mer burrë se na habite?”

Duket si një “shigjetë” e tij për drejtuesit bardheblu që vijojnë ta mbajnë pezull, duke mos i dhënë largimin. Tirana me në krye presidentin Refik Halili ka theksuar se ai do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës (si i pezulluar) deri në fund të këtij sezoni futbollistik.

“Është i paguar deri në fund të dhjetorit”,

orges shehi ish-trajneri i tiranës refik halili

Lini një Përgjigje