
Futbollistët e Crvena Zvezdas u mundën në transfertë me shifrat 3-1 nga Lajpcigu në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të grupeve në Champions League dhe tani do të duhet të kërkojnë pikë në ndeshjet e tjera për të prerë një biletë në fazën tjetër të grupeve ose një biletë për vendin e tretë që të dërgon në Ligën e Europës.
Gjatë gjithë takimit në “Red Bull Arena”, Zvezda ka pasur përkrahje të madhe nga tifozët bardhekuq, të cilët sipas mediave serbe janë përballur në një moment të caktuar me një provokim të madh.
Me sa duket ka qenë një tifoz shqiptar në mesin e tyre, apo sportdashës, i cili ka vendosur të shpalosë flamurin kuqezi në stadium duke i vrarë sytë serbëve të pranishëm.
Sipas informacioneve që publikojnë mediat serbe, ka shpërthyer shumë shpejt një sherr, por sigurimi i stadiumit është kundërpërgjigjur dhe po sipas mediave serbe flitet që ka nxjerrë jashtë tifozin shqiptar për të evituar përshtjellimin e situatës.
Lini një Përgjigje