TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2023, 20:25

Brajtoni nuk i ndahet Kristjan Asllanit, në janar ofensiva e radhës e skuadrës angleze për talentin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Brajtoni nuk i ndahet Kristjan Asllanit, në janar ofensiva e radhës e

Në Itali, tema Kristjan Asllani mbetet e hapur. Ndryshe nga një vit më parë, Simone Inzagi po i jep disa minuta talentit kuqezi, si në sfidën e fundit kundër Salcburgut, por me sa duket as kaq nuk mjafton, të paktën jo për opinionin në Itali. Drejtuesit e klubit zikaltër, në çdo dalje publike, por edhe vet trajneri Inzagi, shprehet se kanë shumë besim tek Asllani, por kjo nuk reflektohet shumë në fushë. Mesfushori është një lojtar i ri që sot më shumë se kurrë ka nevojë për minuta.

Mediat shkruajnë se janari pritet të jetë muaji përcaktues për të ardhmen e Kristjan Asllanit, në një kohë kur ofertat për të nuk mungojnë. Në Serinë A janë disa ekipe si Monza apo Empoli që janë të gatshëm ta marrin në skuadër, por tunduese për të dy palët, si për Interin ashtu edhe për Asllanin, është oferta fikse që vjen nga Premier Liga.

De Zerbi, trajneri i Brajtonit, nuk heq dorë nga futbollisti shqiptar, por do të tentojë edhe njëherë në janar për ta afruar në Premier Ligë. Për momentin, opsioni më i përshtatshëm mbetet huazimi, pasi drejtuesit e Interit nuk dëshirojnë të heqin dorë përfundimisht nga Asllani, pasi shihet jo vetëm si zëvendësuesi i vetëm i Calhanoglus, por dhe si regjisori i ardhshëm i ekipit. Vendimtare pritet të jetë edhe dëshira e vetë lojtarit.

kristjan asllani talenti kuqezi brajton

Lini një Përgjigje