TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2023, 21:59

I mjaftuan 6 minuta për të gjetur golin në Ligën e Konferencës, kush është 23-vjeçari shqiptar që po spikat me golat e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I mjaftuan 6 minuta për të gjetur golin në Ligën e

Shqiptari i Kosovës, Shkëlqim Vladi ka një raport të shkëlqyer me golin. 23-vjeçari është pjesë e Luganos në elitën e futbollit zvicerian, teksa mbrëmjen e sotme gjeti rrugën e rrjetës me bardhezinjtë në duelin ndaj Klub Bryzh, të vlefshëm për Ligën e Konferencës.

Vladi hyri në fushë në minutën e 68, ndërkohë që i mjaftuan 6 minuta për të ngushtuar përkohësisht shifrat në 1-2.

Ky ishte realizimi i dytë radhazi në Ligën e Konferencës për shqiptarin e Kosovës, i cili më herët i kishte shënuar edhe Beshiktashit. Ndërkohë në kampionat 23-vjeçari ka shënuar 3 gola në 8 ndeshje. Vlen të theksohet fakti se Vladi sezonin e shkuar ishte pjesë e Araut, ku shënoi 15 gola në 25 ndeshje. Një bomber i vërtetë!

shkëlqim vladi futbollisti shqiptar lugano liga e konferencës

Lini një Përgjigje