TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2023, 23:03

Liga e Europës/ Liverpuli dhe Leverkuseni zbaviten me “manita”, Roma dhuron spektakël, zgjohet Brajtoni

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Liverpuli dhe Leverkuseni zbaviten me “manita”,

Në ndeshjen e Ligës së Europës, Roma nuk gaboi në “Olimpico” përballë Slavias së Pragës, teksa fitoi me shifrat 2-0. Verdhekuqtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Bove në minutën e parë dhe të Lukakut në mnutën e 17.

Pas kësaj fitoreje, Roma merr e vetme kreun e Grupit G me nëntë pikë të plota, duke lënë pas Slavian me gjashtë pikë.

Ndërkohë, nuk gaboi as Liverpuli që në “Anfield Road” mposhti me shifrat 5-1 francezët e Tuluz. “The Reds” shënuan tre gola në pjesën e parë, teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Diogo Zhota në minutën e nëntë. Tuluza barazoi në minutën e 16 me Dalingan, por më pas vendasit shënuan sërish me anë të Endo dhe Nunjez.

Në pjesën e dytë, Gravenbersh shënoi golin e katërt për të vendosur në kasafortë tre pikët që e lejojnë Liverpoolin të shkëputet në krye të Grupit E me nëntë pikë. Nga ana tjetër, Tuluza mbetet e dyta me katër pikë.

Fitore me pesë yje për Bajer Leverkusen që konfirmon formën e shkëlqyer të këtij sezoni edhe në Europë. “Aspirinat” triumfuan me shifrat 5-1 ndaj Karabagut. Gjermanët shënuan tre gola në pjesën e parë dhe më pas në të dytën menaxhuan mirë ndeshjen, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Pjesë e ndeshjes në minutën e 71 u bë edhe Redon Xhixha që u aktivizua nga stoli për Karabagut. Pas kësaj fitoreje, Leverkuseni mbetet në krye të Grupit H me nëntë pikë të plota, ndërsa Karabagu mban vendin e dytë me gjashtë pikë.

Brajtoni i De Zerbit gjithashtu arriti fitoren e parë të grupit, teksa mposhti një Ajaks në krizë totale këtë sezon me rezultatin 2-0, me golat e Zhoao Pedro dhe Ansu Fati, duke shkuar gjithashtu në 4 pikë.

Liga e Europës/ Liverpuli dhe Leverkuseni zbaviten me “manita”,

liverpul ro ajaks liga e europës

Lini një Përgjigje