
Personi i sulmuar është dashur të shtrohet në spital, ku është transferuar nga policia. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, një arbitër ndeshjesh është arrestuar orët e fundit. Arsyeja? Ka sulmuar brutalisht trajnerin e Oak Hills, Rob Aleksandër në mes të ndeshjes.
E gjithë kjo dyshohet se ka ndodhur në një ndeshje basketbolli mes gjimnazistëve dhe ajo që ka ndodhur ka çuar në pezullimin e pashmangshëm të ndeshjes.
Arrestohet arbitri, më pas lirohet me kusht.
Siç shpjegohet nga “AS”, Brandon Knaper, një gjyqtar i shkollës së mesme amerikane, u arrestua pasi goditi me grusht trajnerin e Oak Hills, Rob Aleksandër në mes të ndeshjes pas një shkëmbimi të nxehtë fjalësh. Incidenti, siç raportohet nga gazeta spanjolle “AS”, shkaktoi anulimin e ndeshjes së basketbollit. Episod i rëndë, i cili, siç u përmend, çoi në arrestimin e gjyqtarit të ndeshjes. Konkretisht, sulmuesi, një ish-basketbollist i kolegjit, u dorëzua tek autoritetet dhe u dërgua fillimisht në burg. Megjithatë, ai u lirua pas disa orësh me kusht që të paguante 25,000 dollarë. Personi i sulmuar është dashur të shtrohet në spital, ku është transferuar nga policia.
Ja linku ku mund të shikoni incidentin:
Lini një Përgjigje