TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2023, 16:52

“Shqipëria opsion, Bushi nuk më ka pyetur”, ish-kapiteni Rudi Vata: Nuk ka ardhur ansjë ftesë nga FSHF-ja për djalin tim

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria opsion, Bushi nuk më ka pyetur”, ish-kapiteni

Rudi Vata mendon se në të ardhmen Shqipëria do të jetë një opsion për djalin e tij Roko Vata, edhe pse aktualisht 18-vjeçari përfaqëson Irlandën. Ish-kapiteni i Kombëtares konfirmon se Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka tentuar të kontaktojë apo të marrë informacion zyrtar për Rokon, edhe pse ai nuk kërkon një justifikim për këtë. Madje, i pyetur në një intervistë eksluzive nga “Panorama Sport” në lidhje me deklaratën e fundit të trajnerit të Shpresave, Vata tregon se me Alban Bushin ka qenë shok dhome në ekipin kombëtar, ndërsa për djalin nuk e ka pyetur ndonjëherë.

Megjithatë, ndër të tjera, Rudi shprehet se djali i tij duhet të punojë fort dhe çdo gjë ta arrijë me meritë të plotë. Ai gjithashtu lë të hapur mundësinë që në të ardhmen, Roko të përfaqësojë Shqipërinë, pasi është detyrë e stafit teknik që të vlerësojë nëse është i vlefshëm për ekipin kombëtar. Vata, që numëron 58 ndeshje me Shqipërinë flet edhe për skuadrën e Silvinjos, frymën që ka sjellë, si edhe çfarë na pret pas kualifikimit, pasi sipas tij është mision i kryer.

Si e sheh Rudi Vata këtë Shqipëri?

Kombëtarja është rritur në të gjitha drejtimet. Me Silvinjon ka treguar forcë karakteri, profesionalizëm, dëshirë dhe gjithçka me këto ndeshje deri më tani. Është një Kombëtare që vetëm po rritet dhe nuk kënaqet, si rallëherë nuk ka vetëkënaqësi, ka pak fjalë dhe shumë rezultat. Duke punuar me këtë lloj mënyre dhe këtë lloj standardi, njeriu beson tek arritjet e tjera, përveç këtyre. Në futboll ka një shprehje në Angli ku thuhet “Ti je i zoti sa ndeshja jote e fundit”. Kështu është edhe Kombëtarja, në ndeshjen e fundit ka fituar dhe ka lënë një shije të mirë te të gjithë.

Çfarë duhet të bëjë Kombëtarja për të ruajtur këtë vazhdimësi dhe këtë ritëm?

Këtu është edhe sekreti që do ta zbulojmë. Sigurisht që trajnerët e rinj janë me energji, janë ambiciozë, e njohin mirë sesi funksionion futbolli, i njohin mirë si janë nivelet e larta, pasi kanë luajtur vetë në karrierën e tyre. Pak a shumë kanë edhe një afrimitet me lojtarët, pasi edhe mosha e tyre nuk është e nivelit të ish-trajnerit Reja që kishte një disbalancim të madh me grupin. Këta kanë krijuar një lloj asambli, që janë edhe familje, edhe shokë, edhe tolerant dhe kur ndërtohet një atmosferë e tillë, ka lezet të punosh.

Djali juaj Roko ka debutuar për ekipin e parë të Sëlltikut dhe aktualisht përfaqëson Irlandën, a ka dërguar Shqipëria një ftesë për të?

Shqipëria as edhe njëherë nuk ka tentuar që të kontakojë me Rokon. Pse nuk ka tentuar, në çdo këndvështrim mundesh të nxjerrësh një justifikim. Unë nuk jam një person që kërkoj justifikim, as nuk kërkoj simpati, por unë mendoj që i vogël Roko është identifikuar nga Irlanda, pasi klubi i tij Sëlltiku që në moshën 7-vjeçare është krijuar nga një irlandez dhe sot pronarët e klubit janë irlandezë. Duke pasur këto lidhje me Irlandën, sigurisht që ata i kanë dhënë mundësinë këtij talenti dhe i ka bërë ftesë që në moshën 14-vjeçare dhe aty ka filluar e gjithë historia. Që në ato moment ka mbetur në shënimet e federatës irlandeze me grupmoshat e tyre./Panorama Sport 

rudi vata ish-kapiteni i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje