TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2023, 16:03

As Dritan Mehmeti nuk i bën derman Dinamos, “Blutë” e mbyllin me 10 lojtarë, bardheblutë nuk përfitojnë nga inferioriteti numerik i vendasve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

As Dritan Mehmeti nuk i bën derman Dinamos, “Blutë” e

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit. Tirana dhe Dinamo i kanë mbyllur në paqe 90 minutat e këtij takimi, duke bërë që ndeshja e luajtur në “Selman Stermasi” të përfundonte në barazim 1-1. Nga ana tjetër, trajneri i ri, Dritan Mehmeti nuk arriti të debutonte me fitore në stolin dinamovit.

Bardheblutë zhbllokuan sfidën në minutën e 40. Abazaj hodhi një top në zonë që u devijua nga Sali, me Hasanin që ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.


Me fitoren e ekipit të Julian Ahmatajt u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Sapo nisi pjesa e dytë, më konkretisht në minutën e 51, Dinamo barazoi shifrat. Denison nuk fali në afërsi të portës.


Në minutën e 74, “nëndetësja blu” mbeti me 10 lojtarë. Gudiabi mori një tjetër karton të verdhë, pasi goditi Deliun në kokë.


Me këtë barazim, Tirana renditet në vendin e 3 me 14 pikë, po aq sa Laçi, ndërsa Dinamo mban vendin e fundit me 8 pikë.

tirana dinamo abissnet superiore

Lini një Përgjigje