TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2023, 18:23

Përmbysje e madhe, “El Clasico” ka mbretin e ri, Belingham hesht Barcelonën në ‘Estadio Olimpico’

Shkruar nga Pamfleti

Përmbysje e madhe, “El Clasico” ka mbretin e ri, Belingham

“El Classico” e parë e sezonit shkon për Realin e Madridit. Kampionët e Spanjës janë mposhtur nga “Los Çolçoneros” në shtëpi me rezultatin 1-2.

Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 6 të takimit. Mbrojtja e ekipit të Ançelotit ishte totalisht në gjumë. Gyndogan përfitoi nga mundësia e artë dhe gjeti rrugën e rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e vendasve.

Me fillimin e pjesës së dytë, dhe më konkretisht në minutën e 68 miqtë bararzuan rezultatin. I zakonshmi Belingham gjeti rrjetën me një perlë nga jashtë zonës.

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte këtu, “Galaktikët e Europës” gjetën edhe golin që i dha suksesin. Ishte sërish Belingham që përmbysi ekipin e Çavit në shtëpi.

Me këtë fitore, Reali i Madridit ngjitet përkohësish në vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Barcelona mban vendin e 3 me 24 pikë.

reali i madridit barcelona

Lini një Përgjigje